“Kërcet grushti” mes çiftit në Elbasan dhe përfundojnë të dy në polici

Dy bashkëjetues kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi B. K., 36 vjeç, dhe S. Ç., 30 vjeçe (bashkëjetues), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.

“Specialistët për Hetimin e Kŗimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan aŗrestuan në flagrancë shtetasit B. K., 36 vjeç, dhe S. Ç., 30 vjeçe (bashkëjetues), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.”- thotë policia.

Arsyeja e zënkës ka qenë banale, edhe pse nuk bëhet e ditur zyrtarisht. Në fakt nuk është hera e parë që dëgjojmë histori si kjo e ciftit nga Elbasani. Shumë cifte në Shqipëri kalojnë në zënka dhe konflikte për gjënë më të vogël, fjala komunikim për shumë prej tyre nuk ekziston fare, por vetëm ngritja e zërit dhe të rrahurit.

Përse ndodh kjo? Këtë nuk dimë ta themi, pasi nuk ka njeri që i kupton shqiptarët, por stresi ndikon shumë në një marrëdhënie në cift.