Çifti tregon tɱerrin e përjetuar në Mykonos, paguan 400 euro për 1 birrë, 1 koktej dhe 12 midhje.

Një çift tjetër turistësh kanë rënë pre e një faturë të kripur nga një  restorant i famshëm në Mykonos. “Daily Mail” zbulon historinë e çiftit nga Kanadaja.

Alex dhe Lindsay Breen, 30 vjeç, u martuan në Itali në maj dhe festuan duke udhëtuar në Evropë për tre javë. Një nga ndalesat e tyre është Mykonos, ku mbërritën në fund të majit. Më 23 maj ata vizituan dyqanin DK Oyster për një ‘snack të shpejtë’ kur e panë veten duke paguar 400 €, pasi kishin porositur vetëm një birrë, një koktej dhe 12 midhje.

Lindsay tha se ata ishin “të habitur” kur panë faturën, pasi stafi i restorantit u kishte dhënë atyre një listë pijesh që nuk tregonte çmimet.

Çifti pohon gjithashtu se në vend që t’u jepnin faturën dhe të paguanin në tavolinë, Aleksi u dërgua në një dhomë të pasme të dyqanit për të paguar dhe kur ai kërkoi një faturë të detajuar, pasi iu kërkua 400 €, atij iu tregua kompjuteri i tyre, ku gjithçka shkruhej në greqisht.

Lindsay tha se burri i saj e pagoi faturën pa u grindur pasi donte të shmangte konfrontimin dhe se ai ndjehej qartë i fŗikësuar.

“Ai padyshim ndihej i fŗikësuar dhe është djali më miqësor, kështu që edhe nëse fatura do të ishte dyfish, ai ndoshta do ta paguante për të shmangur ndonjë telash.”