“Rrituni sa të doni, prapë …”, Ardit Gjebrea i bën dedikimin emocionues fëmijëve

Producenti i njohur, Ardit Gjebrea është një nga personazhet më të dashur nga publiku shqiptar. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan vazhdimisht  momente të ndryshme nga jeta e tij.

Pak minuta më parë, Arditi ka ndarë një foto të dy fëmijëve të tij, Annës dhe Jonit. Ky i fundi jeton në SHBA dhe mesa duket ka zgjedhur që të kthehet për pushime në atdhe.

Mirëpo, ai që i ka emocionuar të gjithë ishte dedikimi i Gjebreas, i cili ka shkruar: “Rrituni sa të doni, prapë dy beba do jeni për ne, gjithmonë”. Ndërkohë, komentet kanë qenë të shumta, ku komplimentojnë Annën se sa është rritur dhe Jonin po ashtu