“Udhëtimi surprizë u kthye në tŗagjedi”, 27-vjeçari humbi jetën në Rrogozhinë pak metra larg shtëpisë

Festim Meçja është 27-vjeçari që humbi jetën tŗagjikisht mesditën e djeshme në vendin e quajtur Bishti i Zhurit, në Rrogozhinë. Benzi me të cilin ai udhëtonte përfundoi poshtë rrotave të kamionit dhe si pasojë 27-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Gazetari Fatjon Gjinaj zbulon detaje rrëqethëse nga tŗagjedia. I riu u aksidentua vetëm pak kilometra larg banesës së tij. Meçja po vinte nga Italia për të marrë pjesë në dy dasma.

“Festim Meçja, ndodhej vetëm pak kilometra larg banesës së tij në Sinaballaj të Rrogozhinës. Kishte udhëtuar me qindra të tjera për të marrë pjesë në dy gëzime familjare, martonte dy të afërm brenda fisit, dhe nuk kishte vënë njeri në dijeni për ardhjen e tij pas një viti në Atdhe. Donte t’u shfaqej surprizë, por ndodhi dramatikisht jo në atë formë që e kishte menduar ai, por në më tragjiken e mundshme.”

Parakalimi i gabuar dyshohet se është shkaku i aksidentit tragjik ku mbeti pa jetë Meçe. “Një parakalim i gabuar dhe humbje e kontrollit të mjetit nga ana e 27-vjeçarit, thonë paraprakisht ekspertët. Kushedi i gjori, në atë çast (nga vendi ku ndodhi ngjarja është ekzaktësisht kthesa që e çonte në shtëpi), po mendonte momentin e përqafimit me familjarët, ndonjë dhuratë që kishte sjellë apo kujtimet e fëmijërisë e të rinisë në Sinaballaj.”

27-vjeçari prej kohësh punonte në Itali për të ndihmuar familjen e tij në vështirësi ekonomike. “Prej disa kohësh jetonte e punonte në Parma të Italisë, në një sipërmarrje private si punonjës i saj. Vëllai i tij në të njëjtin shtet, por në qytete të ndryshme, në përpjekje të rimëkëmbjes së familjes me njëmijë e një halle, me nënën që e kishte përballur fati me probleme shëndetësore, motrën që duhej të ndiqte studimet, e krahë babait që e shkoi jetën duke u munduar diç’ të nxirrte në dritë me aq sa mundej përqark fshatit.

Të katërt i la pa frymë sot. Festi, siç e thërrisnin ata, nuk mbërriti i gjallë drejt krahëve të tyre. Në fshatin që përgatitej për dasma, ra një perde e zezë, pas disa orësh që kur se ndodhi aksidenti dhe u mësua emri i tij. Një fshat që si në shumë të tillë të vendit, në këtë stinë presin t’i bëjnë vajzat nuse e djemtë dhëndrra… Festimi, si i tillë është veshur këtë mbrëmje.

Kostumin që s’do ta përdor kurrë në ditën më të rëndësishme të jetës së tij, e mban veshur këtë mbrëmje vakie e tmerri, të fundit të qëndrimit të tij mes të gjallëve. Makina me të cilën udhëtonte 27-vjeçari, rezultonte në emër të një biznesmeni nga Durrësi, i cili ia kishte dhënë me qira Festimit, sapo kishte zbritur nga trageti i ardhur nga brigjet italiane.

Ndoshta ekspertët do ta përcaktojnë përfundimisht shkakun e aksidentit, por kurrë askush nuk do ta kundërshtojë dot pafajësinë e tij, nëse do jetë sado pak njerëzor të përfytyrojë ato mendime të atij djaloshi në “oborrin e shtëpisë”. Festimin nuk e vrau shpejtësia, parakalimi i gabuar, apo humbja e kontrollit të mjetit. Ai iku prej mendimeve të dashurisë për familjen, atdheun, të ardhmen e tij. Ndërsa neve na mbeti sërish brenga e pritje-përcjelljes të më të mirëve mes nesh, ku duke ndjekur trendin fatkeq se shumë nuk po na kthehen gjallë, asgjë s’qenka ikja nëse janë shëndosh e mirë.

Jetojmë në një Shqipëri të etur për lajme e zhvillime pozitive, por nëpër çdo s’kaj të saj mbledhim thuajse çdo ditë viktima, diku kanë autor e diku bashkëautor. Se di si ia del kjo Shqipëri, se di si po ia dalim ne, se di…”