Nuk shmangu dot vŗasjen e 37-vjeçares në Elbasan, kush ishte hallka që dështoi

Jetlira Elezi, 37-vjeçarja që u vŗa nga partneri të shtunën, në 27 korrik mori nga gjykata një urdhër mbrojtje. Por ky urdhër nuk arriti të shkonte kurrë tek Përmbarimi.

I kontaktuar nga Euronews Albania, drejtori i Përmbarimit Pirro Lutaj konfirmon se në zyrën e Elbasanit nuk kishte mbërritur urdhri i mbrojtjes së nënës së re, pavarësisht se një tjetër vendim i gjykatës me të njëjtën tematike, i marrë po në të njëjtën datë, ka shkuar.

Ende nuk dihet se cila është hallka që ka dështuar, duke mos shmangur dot kështu në vŗasjen e 37-vjeçares. Gjatë 2021 gjykatat kanë lëshuar 1700 urdhra mbrojtje, në më shumë se 90% të kërkuara nga bashkëshortet.