Vendimi i fundit i qeverisë. Kush dhuron gják shteti do ti paguajë 1 javë pushime, por duhet të plotësojë këto kushte

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu publikoi sot vendimin e fundit të qeverisë në lidhje me dhurimin e gjákut për fëmijët talasemikë në vend.

Manastirliu tha se objekt i vendimit janë punonjësit e administratës, të cilët dhurojnë vullnetarisht gják. Sipas vendimit, pritet që të caktohet një kalendar i posaçëm për këta punonjës, të cilët do të shpërblehen për dhurimin e bërë.

Sipas saj, çdokush që dhuron gják nga administrata publike do ta marrë dy ditë pushim (ende nuk dihet dy ditë pushim në muaj apo vit) të paguar nga shteti.

Ndërkohë, ministrja theksoi se çdokush që dhuron tre herë apo më shumë gják në vit nga qytetarët, do të ketë mundësi që të bëjë një javë pushime në shtëpitë e pushimit që administrohen nga shteti.

Manastirliu tha se në këtë mënyrë pritet që në periudhat në vazhdim Shqipëria të kapë nivelet 20 dhurues për 1 mijë banorë nga pak më shumë se 12 që është tani.

Nuk dihet si do pritet ky vendim nga punojësit e administratës, por mesa duket kjo është e vetmja zgjidhje që ata të dhurojnë gják.