96% e nxënësve të Elbasanit, komunikim të vazhdueshëm me mësuesit

Në të gjitha shkollat e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar në Elbasan është duke u zhvilluar mësimi online.

Specialistët e Zyrës Arsimore informojnë se “ Është vendosur komunikimi me 96% të nxënësve në mënyra të ndryshme si përmes grupeve whatsapp, google classroom, msn, sms, scype, fcb etj si dhe video live. Metodologjia e mësimdhënies është mjaft e larmishme. Mësuesit përgatisin materialet mësimore për nxënësit dhe i prezantojnë ato tek nxënësit apo prindërit e tyre dhe marrin mbrapsht feedback për detyrat e ngarkuara’.

Po ashtu, funksionojnë rrjetet profesionale të mësuesve të cilat përgatisin orë mësimore të ndryshme dhe i pasqyrojnë në rrjetet e tyre sociale. Ndërkaq, nxënësit ndjekin mësimin online në platforma të tilla si “school me” si dhe në TVSH.

Sipas ZVAP, të gjitha shkollat po krijojnë arkivat e tyre digjitale me orët e mësimit dhe punët e nxënësve si dhe ka filluar puna për përgatitjen e provimeve të maturës shtetërore.