7 fëmijë dhe dy fakultete, ja cili është sekreti i suksesit i 29-vjeçares shqiptare

Shpesh herë për prindërit është e vështirë të menaxhojnë mënyrën se si duhet të sillen me fëmijët e tyre apo të kuptojnë se ku është limiti midis llastimit dhe përkujdesjes tek fëmijet. Në një intervistë në ‘’Rreze Dielli’’ ishin të ftuara psikologia Loreta Garuli si dhe Aljlin Alfredaj si një nënë me provojë, e cila ka 7 fëmijë dhe punon me kohë të plotë. Në pamje të parë, duket sikur për të është e vështirë të menaxhojë rritjen e 7 fëmijëve dhe edukimin e tyre, por mesa tregoi ajo në fakt është dicka normale për të:

‘’ Kërkojnë shumë kohë, shumë energji po ideja është që dashje padashje, është dashur që të vendos rregulla dhe të ecësh me rregulla çdo ditë, që të funksionojnë gjërat tamam dhe most ë ecim me I llastu në aspektin që njëri dua këtë ushqim, tjetri dua atë veshje, tjetri jo unë sdua këtë dua atë dhe gjithmonë I bëjmë me marrëveshje cdo gjë në familje dhe të jemi më objektiv dhe ti arrijmë rezultatet qoftë për pushimë, qoftë cdo gjë në familje, e diskutojmë duke nis që nga ushqimi, nga veshja, nga dita si do ta menaxhoj ditën, ndërkohë që unë jam në punë, diskutojë me fëmijët mami sot do vij në orën kaq, ju gjatë ditës do merreni me mësime, do tja u zë ditën, ja u programoj ‘’ u shpreh ajo.

Ajlini për më tepër është edhe një nënë në karriërë, ajo dëshiron të zhvillohet profesionalisht dhe gjatë kësaj kohe që I ëshë dashur të studiojë dhe të punojë ndërkohë dhe ka qenë një nënë e përkushtuar, thotë se ka pasur ndihmën e prindërve dhe të afërmëve të tjerë, megjithatë shprehet se rolin kryesor e luajjnë prindërit në edukimin e fëmijëve. Ndërsa thotë edhe se në fakt, nuk është ashtu sic mendohet se mund të jetë një jetë e rrëmujshme dhe shumë e zhurme jeta e një nëne me shumë fëmijë:

‘’ Mëngjesi jonë është shumë i qetë, me rregull, lajnë duart vet, ulen në tavolinë aty, secili në karriken e vet, pjatën e vet, gjërat e veta. Është pak për mburrje, unë mund të dal me fëmijët vetëm, I marr të 7 mund të shkojë në të gjithë botën, dhe skam nevojë për të një të dytë për ndihmsë, shoqërues, sepse janë aq të privilegjuar për dore dyshe nga dyshe, dhe nuk levizin…

Për të e rëndësishme është të dish të menaxhosh kohën pasi ka shumë prindër të cilët edhe pse me një fëmijë, e kanë të vështirë ta menaxhojn rutinën.

‘’ Ka plot që kanë 7 fëmijë, kjo nuk është një meritë e imja, është një bekim që zoti më ka dhënë, merita që mund të kem si prind është që unë ti edukoj edhe ti bëj qytetarë të denjë të këtij vendi, dhe këtij komuniteti ku unë jetoj.