Llatja takon përfaqësuesit e bizneseve. Diskutohen masat lehtësuese pas Covid-19. Falen…

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja mblodhi në një takim përfaqësues të bizneseve për të diskutuar krijimin e lehtësirave fiskale nga Bashkia Elbasan në kuadër të situatës së krijuar nga Covid 19. Kryetari njoftoi bizneset se për përiudhën Mars-Maj 2020 subjektet përjashtohen nga detyrimi për të vetëdeklaruar numrin e netëve të qëndrimit në hotel; përjashtohen nga detyrimi i pagesës së zënies së hapësirës publike dhe përjashtim nga detyrimi i zënies së hapësirës në tregje.

Po ashtu me bizneset është diskutuar për ulje të nivelit të tarifës në zonat A, B dhe C. Biznset nga ana e tyre kanë shprehur shqetësimin për situatën e vështirë financiare të krijuar nga pandemia dhe kanë kërkuar mbështetje nga Bashkia duke dhënë dhe propozime konkrete.

Bashkia e Elbasanit ka në vëmendje të saj ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj bizneseve, por sigurisht edhe interesin e përgjithshëm qytetar. Me një luftë pakompromis ndaj informalitetit Bashkia Elbasan synon të jetë korrekte në mbledhjen e taksave dhe tarifave vendore për të përkthyer më pas çdo qindarkë në investime për interes publik.elbasaninews