6 vite pa Dr. Florin! Landi rrëqeth me fjalët për mikun e tij të ndjerë

Si sot gjashtë vite më parë u nda tragjikisht nga jeta këngëtari i ndjerë, Dr.Flori. Artisti la pas një dhimbje të thellë tek familjarët e të afërmit e tij, të cilët nuk lënë rast pa e kujtuar. Në këtë ditë të trishtë, miku i tij, Landi Hysi, e ka kujtuar Dr.Florin me disa fjalë rrëqethëse.

Landi ka publikuar në rrjetet sociale një foto të këngëtarit dhe e ka shoqëruar me një shkrim prekës, për të treguar se vazhdon ende ta ndjejë mungesën e tij.

“Psherëtij. Ti buzëqesh. Nuk psherëtij më. Kohë idiote. Kujtimi yt, mbetet. 17 nëntor 2014. Dr.Flori”, ka shkruar Landi.

Dr.Flori u nda nga jeta në një moshë shumë të re, por ai la pas qindra hite që dëgjohen ende sot e kësaj dite. Së bashku me dy miqtë e tij, Landi Hysin dhe Armir Shahinin, ai krijoi grupin West Side Family, i cili ishte një nga më të pëlqyerit nga të rinjtë gjatë viteve 2000-2009.

Tre vite më parë Landi dhe Armiri publikuan këngën “Beso” në nder të Dr.Florit. Ata të dy bënë pjesë të këngës edhe mikun e tyre të ndjerë, sepse një pjesë të saj ai kishte arritur ta regjistronte gjatë kohës që ishte gjallë.