3 premtimet që nuk ka mbajtur Rama sipas opozitës

Sipas Partisë Demokratike janë 3 premtime që kryeministri Edi Rama nuk i ka mbajtur që prej momentit që ka nisur kriza. Sekretari i përgjithshëm i selisë blu përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se Rama kapet çdo ditë në flagrancë duke gënjyer shqiptarët.

Sipas tij, kreu i qeverisë premtoi se të gjithë do të kenë pagën në fund të muajit Mars për bizneset e mbyllura, por Marsi ka kaluar dhe askush nuk ka marrë asnjë qindarkë.

Sipas Bardhit Rama ka premtuar se askush nuk do të mbetet pa ndihmë financiare dhe ndihmesën me ushqime e ilaçe për familjet në nevojë dhe pensionistët. Por as këto dy premtime sipas Bardhit nuk janë mbajtur.

“1. Premtoi se gjithkush do të kenë pagesën në fund të muajit mars për bizneset e mbyllura, por marsi kaloi dhe ai nuk dha asnjë qindarkë.
2. Premtoi se askush nuk do të mbetet pa ndihmë financiare, por la jashtë paketës së ndihmës mijëra biznese dhe qindra mijë kryefamiljarë dhe qytetarë në nevojë.
3. Premtoi ndihmë me ushqime e ilaçe për të gjitha familjet në nevojë dhe pensionistët, por ka braktisur mijëra familje e pensionistë, që janë në kufijtë e mbijetesës”,
 shkruan Bardhi./tvklan.al