Thursday , July 7 2022

TRAGJIKE/ Rritet bilanci, shkon në 250 numri i viktimave nga tërmeti, 150 persona në gjendje të rëndë

Advertisement

Rritet numri i viktimave pas tërmetit që goditi Afganistanin gjatë natës. Sipas mediave të huaja mësohet se numri i të vdekurve ka shkuar në 250, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Një zyrtar i qeverisë tha për BBC se numri i viktimave fatkeqësisht pritet që të rritet pasi mbi 150 persona kanë marrë plagë të rënda. Fotot e shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika.

Kujtojmë se tërmeti që goditi Afganistanin ishte me magnitudë 6.1 ballë në një thellësi prej rreth 51 km, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

Advertisement