Thursday , July 7 2022

Alban Skënderaj rrëfen momentet e vështira me të vëllanë në koma dhe mamanë e sëmurë

Advertisement

Në një intervistë  për “A Live Night”, Alban Skënderaj ka treguar se si një pjesë e madhe e shqiptarëve, ai është nisur për emigrim që në moshë të vogël, ende pa mbushur 15 vjeç.  Ai tregon se është nisur me anije drejt brigjeve të Italisë mes rreziqeve të shumta, ku humbi edhe kontaktet me familjen për disa javë.

Albani tregoi se një ditë pasi u nis anija e tij, u nis edhe ajo e “Otrantos” e cila përfundoi në tragjedi duke u mbytur. Familjarët e Albanit ishin shqetësuar shumë asokohe, pasi mendonin se djali i tyre mund të ndodhej në anijen famëkeqe.

Alban Skënderaj ka rrëfyer disa nga momentet më të vështira të jetës së tij.

“Momenti më i vështirë është patjetër kur mora vesh që mami ishte sëmurë nga sëmundje e pashërueshme. Mora vesh që Miriami ishte shtatzënë, priste një fëmijë gjëja më e bukur e jetës time, pas dy muajsh mora vesh sëmundjen e mamit, drama më e madhe e jetës time. Të gjithë përballemi me drama në jetë, herët apo vonë. Pas një muaji, vëllai im i vogël, që unë jam shumë i lidhur, pëson një aksident shumë të rëndë, dy-tre javë në koma.

Miriami s’ishte gati për të lindur, mami nuk ishte mirë po trajtohej dhe vëllai në koma. Gjithçka mund të na sjellë kjo jetë dhe duhet të jemi gati, por ai ishte moment i jashtëzakonshëm. Dy emocione aq të kundërta. Miriami në muajin e 8, vëllai në shtrat, mami në gjendje shumë të rëndë dhe unë po i ndiqja që të tre. Mbaj mend që ka qenë shumë e vështirë”, tha Albani.

Advertisement