Thursday , July 7 2022

Është ndarë nga burri? Xhemi Shehu shtang me deklaratën ‘live’ në emision

Advertisement

Referua vetes si ‘ish-gruaja e Visit’ për disa minuta të gjithë menduan se Xhemi Shehu është ndarë nga bashkëshorti i saj.

Por, jo. Moderatorja vijon ende martesën e saj me partnerin e shumë viteve që nuk është pjesë e showbizit. Xhemi ishte sot e ftuar në “Wake Up” ku foli për jetën personale dhe atë profesionale. E pyetur rreth fëmijëve, Xhemi tha se prindërimi është një detyrë shumë e vështirë teksa nuk e konsideroi veten ‘mami të mirë’.

“Prindërimit nuk ia merr kurrë dorën dhe çdo ditë e gjej veten në situata të vështira. Vështirësia më e madhe është se jam e dyjëzuar sepse është kjo pjesa ‘tërhiqe mos e këput’. Edhe të jesh liberale, edhe strikte, ndërkohë janë në lojë faktorët e jashtëm, që fëmija yt të jetë si të tjerët. Unë nisem nga fëmijëria ime dhe them se ishim shumë mirë. Por gjërat kanë ndryshuar shumë, është një luftë e përditshme. Nuk mund të them se jam një mami e mirë. Ka momente kur ndihem se kam dështuar. E kap veten rrugës, di të them më fal”.- tha Xhemi në rrëfimin e saj teksa më pas përshëndeti fëmijët duke shtuar se po e shohin nga ekrani.

“Përshëndesim edhe Visin”. – shtoi Isli duke e ngacmuar për shkak se Xhemi nuk flet për të në intervista. “Nuk po më sheh nuk e di fare ku jam. I kanë çuar haber. “Ajo ish-gruaja jote”. – tha Xhemi duke qeshur teksa shumë mund ta kenë gjetur veten duke pyetur nëse ajo është divorcuar. E pyetur disa minuta më pas nga Isli se “Pse iu referove vetes si ish-gruaja?” Xhemi sqaroi se “Po për aq kohë sa nuk e di që unë kam ikur. Ishte një batutë. Nuk jam ndarë”.

Xhemi është një prej moderatoreve shqiptare më diskrete përsa i përket jetës së saj private. Ajo ka preferuar që bashkëshortin e saj, Elvisin ta mbajë larg vëmendjes publike dhe asnjëherë nuk ka publikuar në rrjetet sociale foto së bashku me të. Bashkëshortin e Xhemit e njohim vetëm nëpërmjet fotove të kapura nga paparacët, gjatë pjesëmarrjes së tyre në evente të ndryshme publike vite më parë.

Duke qenë se ka profil të ulët në publik, për Elvisin dihet vetëm që është biznesmen. Ai është shfaqur shumë rrallë përkrah prezantueses në publik, e fotot e të dyve bashkë numërohen me gishtat e të njërës dorë.

Ata kanë dy djem, Gabrielin dhe Martinin që rrallë i shohim në profilet e Xhemit në rrjetet sociale.

Advertisement