Thursday , July 7 2022

Llatja: BE, projekt ambicioz me Bashkinë për mjedisin             

Advertisement

Gjatë vizitës në  Bruksel  në ceremoninë e organizuar nga Parlamenti Evropian për akordimin e titullit “Kryetari më miqësor me romët 2022” , cmim i akorduar për herë të parë për një kryetar Bashkie, Z. Gledian Llatja ka zhvilluar një takim me  eurodeputetin Ciarán Cuffe MEP. Ky takim u zhvillua para se eurodeputeti të raportonte para Parlamentit Evropian për ecurinë e Shqipërisë.  ” Në këtë takim shumë miqësor i  shpreha eurodeputetit mirënjohjen e thellë se sa shumë po ngre zërin në zemër të familjes së madhe Evropian për hapat para që Shqipëria ka bërë në  realizimin dhe plotësimin e kushteve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Shumë shpejt do të lancojmë një projekt shumë ambicioz për Elbasanin, falë mbështetjes që Bashkimi Evropian po jep në mjedis, ndryshimet klimatike dhe teknologji”, tha Z Llatja.

I nderuar të vlerësohesha nga Komisioni Evropian me çmimin “Kryetari më miqësor me romët 2022”

Cmimi i akorduar për kryetarin e Bashkisë  “Kryetari më miqësor me romët 2022” , tregoi dhe njëherë rezultatet e përpjekjeve  në këto 3 vite që Bashkia Elbasan ka ndërmarrë për gjithëpërfshirjen e këtij minoriteti në proceset vendimmarrëse lokale, investimet në infrastrukturë, arsim dhe punësim.

Advertisement