Thursday , July 7 2022

U përfshinë në aksident, arrestohet e reja në Elbasan, 18-vjeçari përfundon tek Trauma

Advertisement

Një 31-vjeçare është vënë në prangat e policisë për shkak se është përfshirë në një aksident me makinë.

Sipas policisë e arrestuara është S. M., 31 vjeçe. Ajo ka qenë duke udhëtuar me makinën e saj dhe është përplasur me motorin që drejtohej pa leje drejtimi, nga  B. P.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 18-vjeçari, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen S. M., 31 vjeçe, banuese në fshatin Kuqan, Elbasan, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B. P., 18 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 31-vjeçarja, duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin që drejtohej pa leje drejtimi, nga shtetasin B. P. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 18-vjeçari, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës,Tiranë.

/abcnews.al/

Advertisement