Friday , May 20 2022

Incident te Kryeministria, dikush tenton të futet brenda, godet edhe rojën e Gardës

Advertisement

Një person i moshës 32-vjeçare ka tentuar që ditën e sotme të futet në ambientet e kryeministrisë në kryeqytet.

Ai madje ka goditur edhe një roje të gardës së republikës, por më pas është ndaluar dhe është shoqëruar nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë.” – njofton policia.

Advertisement