Friday , May 20 2022

Elbasan/ Zhvillohet mbledhja për Luftën Kundër Trafikimit të Personave. Çfarë u diskutua

Advertisement

U zhvillua sot  në Institucionin e Prefektit të Qarkut Elbasan në drejtimin e Sekretares së Përgjithshme Znj. Lorena Balliu, mbledhja e radhës e Tryezës Teknike të Komitetit Rajonal të Luftës Kundër Trafikimit të Personave Elbasan.

Nga anëtarët e Tryezës u raportua në lidhje me rastet e identifikuara, referuara si viktima të mundshme ose viktima trafikimi si dhe problematikat e hasura prej tyre.

Gjithashtu u diskutua në lidhje me masat e marra, aktivitetet ndërgjegjësuese që janë realizuar dhe për ato të planifikuara për në vijim në kuadër të Planit Vendor të Veprimit.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Elbasan në përmbushje të detyrave të tij si drejtues i Komitetit Rajonal Antitrafik do të vazhdojë punën për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e detyrave ndërmjet anëtarëve.

Advertisement