Friday , May 20 2022

Çfarë po ndodh? Vëllezërit Veshaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, rrezikojnë burgun

Advertisement

Mësohet se Donald dhe Romeo Veshaj do të dalin para Gjykatës së Lartë më 27 maj për një ngjarje që ka ndodhur pesë vite më parë. Bëhet me dije se vëllezërit binjakë janë dënuar në vitin 2017 nga gjykata e Vlorës për veprën penale plagosje e rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim.

Prokuroria e Vlorës ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit e ka regjistruar rekursin dhe ka caktuar si datën e seancës së parë 27 majin. Nuk dihet se për çfarë rasti bëhet fjalë pasi duket se ngjarja ka kaluar në heshtje.

Donald dhe Romeo Veshaj janë kthyer në emrat më të përfolur në faqet rozë pas përfundimit të reality show. Donald Veshaj mori vëmendje me historitë e tij të dashurisë brenda Big Brother dhe arriti të shkojë deri në finalen e madhe, por nuk arriti të merrte çmimin e madh.

Advertisement