Saturday , July 2 2022
FOTO ARKIVA

Elbasan/Vjehrri i afrohet shtëpisë. Nusja e godet me gurë. Procedohen penalisht të dy

Advertisement

Një sherr në familjes me nuses dhe vjehrrit ka përfunduar në policinë e Elbasanit. Blutë bëjnë me dije se 36-vjeçarja ka goditur me sende të forta vjehrrin e saj 62-vjeçar pas një sherri mes tyre. Përplasjet fizike kanë qenë të vazhdueshme mes tyre prandaj edhe nusja ka patur urdhër mbrojtje, por kjo duket se nuk e ka penguar vjehrrin t’i afrohet.

Pas sherrit në shtëpi ka mbërritur policia duke i shoqëruar të dy në komisariat dhe tashmë ata duhet të japin llogari për veprën penale “dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”

“H. J., 36 vjeçe dhe K. J., 62 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi shtetasja H. J. e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj vjerrit të saj, shtetasit K. J., e ka goditur këtë të fundit me mjet të fortë (gurë), sepse ky shtetas i është afruar banesës së saj”, njofton policia.

Advertisement

Nje koment

  1. Pingback: 2esplanade