Friday , May 20 2022

Eksperti: Një familje që konsumon 700 kWh energji do paguajë 3-fishin e çmimit

Advertisement

Qeveria bëri me dije ditën e djeshme se se të gjitha ato familje që harxhojnë  më shumë se 700 kWh energji elektrike në muaj do ta paguajnë më shtrenjtë, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. Azmer Duleviç- Pedagog dhe ekspert i energjisë nga studioja e “Abc Live” deklaroi se me çmimin e ri një familje mesatare që do të harxhojë  më shumë se 700 kwh energji do të paguajë trefishin e çmimit aktual.

“Në një familje mesatare që nëse harxhon 700 kwv orë fatura do të jetë 66 mijë-67 mijë lekë të vjetra. Me ndryshimin e ri i bie që kjo familje që konsumon kaq kwh, me çmimin e ri do paguajë 219 mijë lekë të vjetra, pra gati 3 fish më shumë sesa paguan aktualisht. Sipas statistikave mbi 33 mijë abonentë preken direkt nga kjo rritje”, tha ai.

Nëse ky vendim merret përfundimisht eksperti tha se mbi 33 mijë abonentë preken direkt nga kjo rritje. Ai sugjeroi që kjo fashë duhet të ndryshohet dhe të bëhet mbi njëmijë kilovat/orë.

“Kjo fashë duhet të ndryshohet për mendimin tim duhet të jetë mbi njëmijë kilovat/orë. 70 kilovat orë prekin një numër shumë të madh familjesh. Nëse e çojmë deri në 1 mijë kilovat orë do jetë më i vogël numri i familjeve që preket. Një familje e re dhe me fëmijë të vegjël e përdor energjinë për t’u ngrohur”.

Ministrja e energjisë Belinda Balluku deklaroi dje se ende nuk është marë një vendim përfundimtar për këtë çështje.

 “Ne jemi në përfundim të një analize të thellë për të dalë në përfundimin se sa kilovat orë I duhen një familjeje për të pasur një konsum normal. Flasim për fashën e familjarëve dhe jo të biznesit të vogël. Fasha shkon 700 kilovat orë, konsiderohet një konsum normal. Ende nuk është marrë një vendim por po jua them si shifër. Kush harxhon më shumë se 700 kilovat orë do të paguhet me çmim më të lartë”

Ky vendim i qeverisë po merret në diskutim pasi është paralajmëruar se vendi është në krizë të thellë energjetike. Aktualisht është vendosur ndërpreja e energjisë elektrike  për akset kombëtare rrugore ndërsa niveli në Fierzë mbetet ende në nivele minimale pavarësisht reshjeve të shiut të rëna së fundmi. KESH ka ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike në Fierzë për të rritur rezervën energjetike ndërsa nevojat e vendit po plotësohen në import ku energjia ka kapur shifra rekord.

/abcnews.al

Advertisement