Friday , May 20 2022

Arrestohet 22-vjeçari nga Cërriku! Mbante municione luftarake në banesën

Advertisement

Secialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin K. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi është kapur në flagrancë, duke vjedhur në stallën e bagëtive, në pronësi të shtetases D. Gj. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e 22-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi municioni luftarak.

Po ashtu Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh proceduan penalisht shtetasin Z. G., 45 vjeç, banues në fshatin Qarret, Gramsh, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kap duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 4 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan mjeti dhe drutë e zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme

Advertisement