Friday , May 20 2022

Ishte në proces divorci, 44 vjeçari vret dy fëmijët e mitur dhe veten në Itali

Advertisement

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 44 vjeçar ka vrarë dy fëmijët e tij. Mediat vendase bëjnë me dije se 44 vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur,  ka vrarë me thikë vajzën e tij 13 vjeçare dhe djalin 7 vjeç dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjtje në Mesenzana, në Lombardi ku mësohet se ai ishte në proces ndarje nga bashkëshortja e cila ka qenë ajo që ka gjetur trupat e pajetë të të miturve në momentin që do të shkonte ti merrte pasi kishin kaluar natën tek babai i tyre.

Gruaja kishte shkuar për të marrë fëmijët përmes Pezza-s dhe kishte ngritur alarmin. Në vendngjarje mbërritën disa ambulanca të 118, karabinierët e Luino-s dhe Varese-s si dhe kryetari i bashkisë së qytetit, Alberto Rossi. /abcnews.al

Advertisement