Monday , June 27 2022

Beatrix sapo fitoi zemrat e të gjithë fansave/Mesazhi i fundit për Donaldin.

Advertisement

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj i dhanë fund lidhjes vetëm 24 orë pas mbylljes së aventurës në Big Brother VIP. Kush e priste kështu? Mbase askush, por ndodhi. Romanca që nisi brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri nuk e pati të gjatë dhe këngëtarja i doli kundër aktorit vlonjat, duke e cilësuar historinë e tyre të rreme.

Spekulimet nisën pasi ata nuk u panë bashkë në festën e organizuar nga Top Channel te Plaza. Pas lajmeve të ndryshme në media, këngëtarja konfirmoi ndarjen. Ajo më pas e hoqi Donaldin nga Instagrami, ashtu si edhe vëllain e tij Romeo. Ndërsa fansat e tyre mendonin se do të kishte një ribashkim, ishte Donaldi që bëri të njëjtin veprim.

Sot këngëtarja ka postuar në Instastory një mesazh për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj rrugëtimi, duke theksuar se mban mend të gjitha gjërat që janë shkruar për të.

“Dashuria dhe mbështetja që kam marrë nga fansat e mi është më shumë se ç’mund ta kisha imagjinuar. Jam me lot në sy duke e ditur që njerëzve u intereson për mua. Nuk mendoja kurrë që do të kaloja këtë eksperiencë. Ju jeni njerëzit e mi të preferuar dhe ju më bëni të lumtur çdo ditë”.

“Fakti që unë mund t’i bëj të tjerët të lumtur më bën dhe mua të ndihem mirë. Ju dua vërtet shumë me gjithçka që kam, përgjithmonë”, ka shkruar Beatrix.

Advertisement