Monday , July 4 2022

Cërrik/ Vihet në pranga pronari i një lokali. Ja për çfarë akuzohet

Advertisement

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gambling”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit.  Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Cërrik, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan.

Vihet në pranga pronari i një lokali, i cili e kishte vendosur lokalin në dispozicion për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohen penalisht edhe 9 shtetas të tjerë, klientë në lokal, të cilat u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati.

Në kuadër të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin “Gambling, gjatë të cilit kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

J. A., 52 vjeç, banues në Cërrik, pronari i lokalit në lagjen nr.1 në Cërrik, në të cilin ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit. 

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit D. M., Sh. B., F. K., T. K., O. K., M. K., B. T., K. B. dhe E. K., klientë në lokalin e shtetasit J. A., të cilët u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. 

Në cilësinë  e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, zare dhe sende të tjera të paligjshme që shërbejnë për lojërat e fatit, si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.    

Materialet u rereferuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Advertisement