Thursday , May 26 2022

Zbulohen “mbreti” dhe “mbretëresha” e Instagramit, kush rrëzoi nga “froni” Luana Vjollcën

Advertisement

“Fronin” si Mbretëreshë e Instagramit e mbante Luana Vjollca në vendim tonë. Por duket se me largimin e saj nga televizioni ishte më e thjeshtë për t’ja zënë vendin.

Bora Zemani jo vetëm është në qendër të mediave rozë, por është edhe në qendër të Instagramit për momentin.

Prezantuesja 30-vjeçare rrëzoi nga froni Luana Vjollcën, pasi sipas ekspertit të marketingut dixhital, Arlind Zoto ajo ka një aktivitet shumë të lartë të faqes.

Arlindi tregoi në emisionin ‘Ditë e re’ se tashmë suksesi i një faqeje Instagram-i nuk shihet nga numri i lartë i ndjekësve dhe nga pëlqimet, por nga ‘engagments’ pra nga fakti sesa aktiv janë ndjekësit e tu në faqen tënde.

Sipas tij Bora Zemani dhe Noizy janë ‘mbretëresha’ dhe ‘mbreti’ i Instagramit.

“Mbretëresha e Instagramit për momentin është Bora Zemani, Noizy është mbreti. Kanë shumë shikueshmëri, janë dy më të fuqishmit në Instagram. Në 2022 nuk do jenë në fokus numri i likes (pëlqime) dhe numri i folloëers-ave, por rëndësi ka engagments, angazhimi që kanë të tjerët në faqen tuaj”,- tha Arlindi.

Advertisement