Thursday , May 26 2022

“O Donald kur shkrihet Bora”, vëllezërit Lleshi këngë për Big Brother (Video)

Advertisement

Vëllezërit Lleshi së fundmi kanë publikuar një këngë disi parodike kushtuar spektaklit më të ndjekur aktualisht, ”Big Brother Vip”. Me tone humoristike ata kanë përmendur gjatë këngës disa prej personazheve brenda shtëpisë, si Donaldi dhe Arjola.

“Një mijë halle me pas shpia gruja vrap tek kojshia. Kur fillon Big Brother Vip s’ka kollit as nuk ka grip. Si që ditë, si që natë me ba lojë me ba gallatë.

Ky milet ja ka marrë dorën, fikson ditën edhe orën, i harrojnë hallet tona veç me pa kur del Arbana. E ku ka më të bukur lojë, me tesha holla me mbulu tri katër njolla.

Nuk kanë munguar edhe disa vargje për treshen më të komentuar të showbizit, Bora Zemani, Donald Veshaj dhe Betarix Ramosaj.

“Po përzihet dhe Arjola, ka marr vesh se kur shkri bora, tash osht ftoht e s’bën vaki, jo nuk shkrihet pa ra shi”, janë disa vargje të tjera.

Advertisement