Thursday , July 7 2022

Elbasan/ Festat mbaruan, çmimet nuk ulen! Produktet e shportës janë ende shumë të shtrenjta

Advertisement

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë nga festat e fundvitit, çmimet e produkteve të shportës mbeten të larta. Në Elbasan, qytetarët ankohen për rritjen çmimeve të fruta-perimeve, sidomos pensionistët, të cilët e kanë të pamundur t’i përballojmë. Ndërsa tregtarët thonë se çmimet e larta vijnë si pasojë e importit.

Çdo fundvit, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve, sidomos të produkteve tradicionale të festave. Por duket se çmimet nuk kanë gjasa të bien edhe në dy muajt e parë të vitit, duke e bërë më të vështirë situatën, sidomos për shtresën e mesme të popullsisë.

Top Channel

Advertisement