Friday , May 20 2022

Ky është çipi që po futet në trupin e njeriut çdo ditë, njerëzit e bëjnë vullnetarisht me dëshirë

Advertisement

Një kompani suedeze e specializuar në impiantet e mikro-çipave promovon pajisjen e saj duke lehtësuar vërtetimin e certifikatës COVID-19, e cila futet brenda trupit, kryesisht në parakrah.

Në këtë mënyrë qytetarët nuk kanë nevojë të kenë një certifikatë digjitale apo të printuar, çipi është me ta gjatë të gjithë kohës.

“Kjo do të thotë se është gjithmonë e aksesueshme për mua ose për këdo tjetër që me të vërtetë dëshiron të më lexojë, për shembull nëse shkoj në kinema ose në një qendër tregtare, atëherë njerëzit do të jenë në gjendje të kontrollojnë statusin tim edhe nëse nuk e kam telefonin im..”, thotë Hannes Sjobladm menaxher në DSruptive Subdermals.

Ky është mikro-çipi i cili programohet në atë mënyrë që të jetë i aksesueshëm në çdo moment.

Mbi të kalon aparati vërtetimit ku më pas lexohen të dhënat e vaksinimit, ose tregohet se jenë shëruara nga covid-19.

Mikroçipat kurrë nuk mund të tregojnë vendndodhjen tuaj, ata aktivizohen vetëm kur i prekni me smartfonin tuaj, pra nuk mund të përdoren për të gjurmuar vendndodhjen e askujt ose te pakten keshtu thuhet.

Dhe ajo që ka rëndësi është se njerëzit që marrin impiante çipi, e bëjnë këtë vullnetarisht dhe sepse janë kurioz për këtë teknologji.

Advertisement