Friday , May 20 2022

E mbani mend Alvin Berishën? Meta jep lajmin e veçantë, ja ç’ka ndodhur me vogëlushin

Advertisement

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka bërë me dije sot se ka pritur në Presidencë Alvin Berishën dhe të atin e tij Afrimin, të cilët kanë zgjedhur që pas një viti me shumë ngarkesa të forta emocionale të pushojnë për disa ditë në Shqipëri.

“I lumtur të prisja sot në Presidencë dy miq të veçantë, Alvin Berishën dhe babain e tij, Afrimin”, shkruan Meta në postimin e tij në rrjetet sociale.

Siç është vënë re në të gjitha fotot e fundit, Alvini tashmë është shndërruar në një fëmijë të shëndetshëm e plotë jetë, shumë larg pamjeve të tij nga Siria, ku u shpëtua pasi mbahej në kampet e ISIS.

Presidenti Meta, edhe përmes këshilltarëve të tij, ishte një nga nxitësit më të mëdhenj dhe ndihmësit për kthimin e vogëlushit pranë të atit në Itali, e kjo vizitë duket të jetë edhe një shenjë falënderimi nga familja Berisha për të.

Advertisement