Monday , May 16 2022

Preu biletën nga Gjermani në Paris, zhduket i riu nga Elbasani! Familja e kërkon në…(Foto)

Advertisement

Një tjetër rast ka mbërritur në redaksinë e emisionit ‘Pa Gjurmë’, për 36-vjeçarin nga Elbasani, i cili ka humbur kontaktet nga Gjermania, më 13 korrik të këtij viti. Gentian Uruçi, u nis 5 ditë më parë nga Shqipëria, me destinacion Londrën. Ai mësohet se ka mbërritur në Gjermani, fakt të cilin e dëshmon edhe bileta Frankfurt-Paris. Aty ai ka zhvilluar bisedën e fundit me të motrën, me anë të mesazheve, mbrëmjen e kësaj të hëne, ku i pohoi se ndodhej në stacionin e autobusit në Frankfurt të Gjermanisë, për në Paris, me destinacion final Montpellier, Londër.

 ‘Ai e ka bërë edhe herë tjetër këtë itinerar. Ai kishte marrë nënshtetësi bullgare dhe ishte me dokumentacion të rregullt. Në Gjermani ku ka humbur, nuk na kanë dhënë informacion nga stacioni i Frankfurtit ku ai kishte prerë një biletë drejt Parisit. Shpresoj të jetë mirë’, tha e motra Teuta Shehu, në një lidhje telefonike.  Mëngjesin e 14 korrikut, e motra i ka dërguar mesazh, por ai nuk i ka kthyer përgjigje. Gentian Uruçi gjatë gjithë këtij itinerari, ka lëvizur me pasaportë bullgare.

Advertisement