Tuesday , May 17 2022

Aksidenti Elbasan-Peqin, udhëtonte me bashkëshorten dhe dy vajzat, transportohet tek “Trauma”. Detaje të reja

Advertisement

Rendohet gjendja e drejtuesit të mjetit tip “opel” që u përfshi ne aksident me një mjet tip BMW X6 në aksin Elbasan-Peqin gjatë orëve të pasdites së sotme. Ai është P.H., 45 vjeç i cili në momentin e aksidentit po udhëtonte me bashkëshorten dhe dy vajzat. Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për abcnews.al drejtuesi i automjetit tip “Opel” po transportohet me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka marrë dëme të shumta në mushkëri.

Mësohet se edhe njëra nga vajzat e mitura ka shfaqur probleme pasi edhe ajo ka marrë dëmtime të shumta. Mjekët pas ekzaminimeve e kanë transferuar 15 vjecaren në reanimacion në gjendje të rënduar.

Shkak i këtij aksidenti të rëndë është bërë një parakalim i gabuar i mjetit tip BMW x6./abcnews.al

Advertisement