Monday , May 23 2022

Pipero kundër Binos: Nuk e mbështes mbylljen në fundjavë, ja çfarë sugjeroj.

Advertisement

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino tha ditën e djeshme, se sugjeronte mbylljen e fundjavave me qëllim uljen e rasteve me koronavirus. Lidhur me këtë ka reaguar edhe mjeku i njohur, Pëllumb Pipero. Përmes një interviste në News24, mjeku tha se nuk e mbështet këtë ide dhe se ajo që nevojitet është respektimi i portokolleve dhe mbajtja e maskave.

Pipero pohoi gjithashtu se respketimi i masave dhe përdorimi i maskës do ta ulte të paktën 4 herë numrin e infektimeve brenda dy javësh.”Unë nuk jam pro mbylljes në fundjavë. Nuk e mbështes mbylljen në fundjavë. Unë them të respektohen protokollet. Të shmanget frekuentimi i lokaleve të natës.

Në bregdet dhe në qytete. Si dhe qytetarë të vendosin maskën. Po të zbatojnë këto qytetarët, nuk ka kthim mbrapa. S’kemi pse mbyllemi. Ja po e mbyllëm iku virusi? Jo. Aty është virusi, me ne”, tha Pipero.

Advertisement