Sunday , May 22 2022

Mjeku neonat nga Elbasani i infektuar me COVID zbulon gjendjen e tij dhe të bashkëshortes, bën thirrjen e fortë

Advertisement

Mjeku pediatër Kujtim Ibrahimi në një intervistë për ABCnews zbuloi se është infektuar me COVID së bashku me bashkëshorten. Ibrahimi tha se virusin e kanë marrë në spitalin e Gjinekologjisë në spitalin e Elbasanit, ku 5 anëtarë të stafit janë infektuar, ndërsa mjeku tha se është mbyllur reparti i Gjinekologjisë, pasi pjesa tjetër është karantinuar.

“Puna ime dhe e kolegëve është në spitale dhe në çdo moment jemi të rrezikuar. Tamponin e bënë jo se kishim klinikë por në ambientet tona doli një infermiere pozitive. U detyrua bashkëshortja të bëjë analizën, e bëra edhe unë dhe dola pozitiv. Nuk them që jam infektuar nga bashkëshortja, por jemi infektuar në maternitet. Ne nuk kemi asnjë lloj shenje klinike. Në maternitet dikush ka qenë me Covid dhe ka filluar ta marrë personeli”, deklaroi mjeku.

Më tej, Ibrahimi tha se nuk ka fëmijë të infektuar.

“Nuk ka asnjë fëmije të infektuar në materintet. Kur bëjmë vizita jemi të izoluar. Me të dalë tamponi pozitiv në maternitet u morën masat, u mbyllën repartet e gjinekologjisë dhe personeli u vetëkarantinua. Ne kemi kontakte të përditshme me njëri tjetrin. Në momentet kur lëmë punën mund të kontaminohemi. Kur bëjmë mbledhje me njëri tjetrin nuk kemi masa, masat i kemi vetëm kur je i me pacientët.

Janë infermierë pozitive. Dje është bërë tamponi i një pjese. Të gjithë personeli është karantinuar dhe është mbyllur reparti i gjinekologjisë. Po punon vetëm urgjenca. E mira është që i gjithë personeli të bëjë tamponet. Është bërë dezinfektimi i ambienteve të repartit të gjinekologjisë, të sallës së fëmijëve”, u shpreh mjeku.

I pyetur nëse u është bërë tamponi nënave, ai tha se nuk e ka një informacion të tillë.

“Me dijeni time nuk di kush ka bërë tampon. Por di që një pjesë e personelit i është nënshtruar tamponit. E mira është që t’i behet tamponi i gjithë personelit që të jemi të sigurt”, tha ai, ndërsa shtoi se nuk e di se edhe sa të tjerë mund të jenë infektuar në spital”, deklaroi ai./abcnews

Advertisement