Thursday , May 26 2022

Elbasan, theu masën e sigurisë aŗrestohet në flagrancë 19-vjeçari.

Advertisement

Specialistët për Hetimin e Ķrimit në Komisariatin e Policisë në Elbasan aŗrestuan në flagrancë shtetasin: O. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Mengël, Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i kishte vendosur masën e sigurisë “Aŗrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e aŗmëve të ftohta”.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se 19-vjeçari nuk e zbatonte vendimin e Gjykatës dhe pasi kanë ushtruar kontroll për zbatimin e masës së sigurisë, nuk e kanë gjetur në banesë. Pas kontrolleve të shumta Policia ka gjetur dhe aŗrestuar shtetasin O. Sh., i cili ishte në lëvizje.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit dyshohet se ky shtetas është autor i dy vjeɗhjeve, konkretisht:

• Më datë 27.06.2020 në fshatin Mengël, Elbasan, dyshohet se ka vjeɗhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit K. M., ku ka marrë mallra të ndryshme me vlerë 20.000 lekë. • Më datë 17.06.2020, në fshatin Mengël, Elbasan, dyshohet se ka tentuar të vjeɗhë në magazinën në pronësi të shtetasit P. D.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Advertisement