Saturday , May 21 2022

Zgjerohet fasha e grupmoshës së prekur, Tomini: ‘Agresiviteti është më i lartë’

Advertisement

E ftuar në programin “Real Story” ishte përfaqësuesja e ISHP-së Eugena Tomini, e cila foli për situatën e Covid-19 në vend. Ajo tha rastet e javëve të fundit kanë zgjeruar fashën e grupmoshës të riskuar. Ndonëse fillimisht thuhej se ishte mosha e tretë ajo që prekej më lehtë, shfaqte simptoma apo mund të shkonte gjer në fatalitet, tani fasha ka shkuar drejt grupmoshës 30-40 vjeç.

“Në këto javë virusi ka treguar se po kryen ato veprimet fiziologjike. Grupet e riskut janë pësuar dhe nga rastet e vdeķjeve. Virusi ka treguar se ka transmetueshmeri dhe agresivitet. Tendenca, kemi vënë re, që kemi një zgjerim të fashës së grupmoshës, 30-40 vjeç, me simptoma ta shfaqura. Kemi një rrjedhë fiziologjike të transmetimit të virusit në vend. Agresivitet është më i lartë.”

Sidoqoftë, në nivel global, Tomini tha se Shqipëria renditet në vendet e fundit përsa i përket nivelit të humbjes së jetës, duke shtuar sërish se kjo situatë erdhi si pasojë e pakujdesisë së njerëzve gjatë periudhës së hapjes.

Advertisement