Thursday , May 19 2022

Shënohet viķtima e parë nga Covid-19 mes bluzave të bardha, ndërron jetë mjeku i njohur Arjan Pushi

Advertisement

Ministria e Shëndetësisë sapo ka konfirmuar një lajm i hidhur për të gjithë mjekësinë shqiptare, pasi bën me dije se ka ndërruar jetë mjeku, Arjan Pushi. Një lajm i tillë u hodh që dje në media mirëpo Ministria e përgënjeshtroi, ndërkohë që sot, bëhet me dije se pavarësisht përpjekjeve të stafit, profesor Arjan Pushi, ndërroi jetë.

NJOFTIMI I MINISTRISË

Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID-19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.  Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit.

(Descript.al)

Advertisement