Friday , May 20 2022

BE nuk do t’i hapë kufijtë me Shqipërinë pas 1 korrikut dhe jep arsyet pse

Advertisement

Diskutimet për hapjen e kufijve mes BE dhe Ballkanit pas 1 korrikut kanë sjellë një tjetër vendim. Përpos Malit të Zi dhe Serbisë, Bashkimi Evropian nuk do të lejojë lëvizjen e lirës mes Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare as pas datës së parashikuar. Kjo do të thotë se Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja do të presin deri në një vendim të dytë për hapjen e kufijve të shumë vendeve të Europës.

 Gjithashtu, vijon të mos lejohet lëvizja e shtetasve të SHBA drejt BE, por nga ana tjetër kufijtë janë hapur me Kinën.

Brukseli ka bërë me dije se si kriter janë marrë vetëm shifrat e të infektuarve dhe se çështja nuk ka tendenca aspak politike. Edhe pas kësaj deklarate, administrata e Trump nuk është e kënaqur me vendimin e BE.

Kriteri primar për lejimin e lëvizjeve nga vende të tjera, drejt atyre anëtare në Bashkimin Evropian është vendosur raporti i të infektuarve.

Përkatësisht, që të hiqen kufizimet, një shtet duhet të ketë deri në 16 të infektuar për 10.000 banorë në dy javët e fundit. Një kusht ky, që BE po e ndjek rreptësisht për secilin vend europian, e jo vetëm. /News31.al

Advertisement