Thursday , May 26 2022

Covid-19/ Manastirliu: Fuqizojmë terapitë intensive në spitalin e Elbasanit

Advertisement

Ministrja Manastirliu teksa u dorëzuan pajisjet e reja jetëshpëtuese për shërbimin e reanimacionit në spitali Rajonal të Elbasanit deklaroi: “Dyfishojmë kapacitetet e terapisë intensive në spitalin e Elbasanit dhe forcojmë rrjetin e reanimacioneve në spitalet rajonale jo vetëm për t’ju përgjigjur situatës së shkaktuar nga COVID19 por edhe për përballimin e patologjive të tjera në spitale”,

“Të gjithë pajisjet që sot po dorëzohen në spitalin e Elbasanit jo vetëm fuqizojnë terapinë intensive por edhe dyfishojnë flotën e pajisjeve të cilët ekzistonin më parë, por tani është një arsye më shumë që të trajtohen më shumë pacientë, duke shmangur ecejaket në Tiranë dhe për të mundësuar që të marrin trajtim afër vendbanimit.

Ky është një synim afatgjatë i gjithë investimeve që ne kemi bërë në sistemin shëndetësor”, tha Manastirliu.

Advertisement