Thursday , May 19 2022

Masákër në Elbasan/ Tre rrëqebuj të rrallë vŕiten dhe ekspozohen të balsamosur në një lokal

Advertisement

Másakër ndaj kafshëve të egra në Elbasan. Shoqata e Ruatjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri ka publikuar disa foto nga brenda një restoranti në afërsi të Elbasanit, ku ndodhen të balsamosur tre kafshë të rrezikuara, të njohura si Rrëqebulli i Ballkanit. Rrëqebulli i Ballkanit është i listuar si një ndër gjallesat më të rrezikuara dhe mendohet se në Shqipëri kanë mbetur vetëm 10 individë të kësaj specieje, ndërsa në të gjithë Ballkanit vlerësohet të jetë jo më shumë se 50 të tillë.

“TRE RRËQEBUJ TË VRAŕË, TË BALSAMOSUR DHE TË E KSPOZUAR NË NJË RESTORANT NË AFËRSI TË ELBASANIT: BAŕBARIA EķSTREME NDAJ JETËS SË EGËR NË SHQIPËRI ARRIN KULMIN! Një restorant i vetëm në hyrje të qytetit të Elbasanit ka në brendësi të tij 30% të popullatës të të gjithë llojit në Shqipëri! Fatkeqësisht jo të gjallë, por të vŕarë, të masákruar dhe të ekspozuar për argëtim klientësh dhe “zbukurim” ambienti. Rasti më skándaloz i raportohet PPNEA-s nga qyteti i Elbasanit. Jo vetëm rrëqebuj, por edhe arinj, kaproj dhe lloje të tjera të mbrojtura ekspozohen në këtë restorant, i cili servir në mes të ditës edhe pjata me kafshë e shpendë të egra, përfshirë derra të egër, kaproj, mëllenja dhe shapka.”, thuhet në reagimin e PPNEA.

Rrëqebulli i Ballkanit është i listuar si i rrezikuar në mënyrë kritike (CR) në Listën e Kuqe të IUCN, dhe në Shqipëri mendohet se mbijetojnë jo më shumë se 10 individë, çka e bën një nga gjitarët më të rrezikuar për zhdukje në vend. Ndërkohë që popullata në të gjithë Ballkanin vlerësohet të jetë jo më shumë se 50 individë, kjo specie ende vazhdon të bjerë viķtimë e brakonazhit nga individë që nuk tregojnë minimumin e konsideratës ndaj ligjit si dhe dhembshurinë minimale njerëzore ndaj një lloji që është në prag të zhdukjes.

Vetëm pak ditë më parë, në vend bëri bujë lajmi se një lokal në zonën e Pogradecit servirte mish ariu dhe majmuni. Edhe pse lajmi u publikua në mediat botërore, sërish pronari i lokalit e mohoi një pretendim të tillë./shqip

Advertisement