Monday , May 23 2022

Përplasen dy mjete në Elbasan, 2 të plagosura. Shkatërrohen plotësisht makinat (Foto)

Advertisement

Një aksident është regjistruar në orët e mesditës në Elbasan, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy femra. Aksidenti është shënuar në aksin rrugor shume problematik Labinot Fushë-Xibrakë, ku janë përplasur dy makina, të cilat sipas pamjeve jane shkatërruar plotësisht. Dy të plagosurat janë dërguar në spital dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 Ndërkohe policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Advertisement