Friday , May 20 2022

Ribery-s nuk i del inati me “Topin e Artë” të vitit 2013: Nuk e di çfarë duhet të …

Advertisement

Në vitin 2013, ish-futbollisti i Bayern Munich, Franck Ribery zhvilloi një nga sezonet më të mira, francezi fitoi me bavarezët Champions League,Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.Në atë kohë Ribery shkoi në finale sa i përket “Topit të Artë”, ku u përball me Messin dhe Cristiano Ronaldon, por që u pozicionua në vendin e 3-të.

”Nuk e di se çfarë duhej të fitoja më shumë atë vit për ta fituar Topin e Artë. Nëse ti fiton gjithçka si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren, çfarë duhet të bësh më tepër?”, deklaron futbollisti i Fiorentina-s për mikrofonat e “DAZN”.

Advertisement