Thursday , May 19 2022

Franca ndryshon qëndrim, miraton ndeshjet e futbollit me tifozë!

Advertisement

Qeveria franceze është ndër më të çuditshmet në Europë për menaxhimin e situatës në futboll gjatë pandemisë. Ajo ka njoftuar se do lejojë zhvillimin e dy finaleve të Kupës së Francës dhe Kupës së Ligës me tifozë në stadiume, edhe pse para një muaji mbylli si pak shtete të Europës çdo sport deri në shtator.

Pra, me këtë qasje të re tashmë miratohet paraprakisht qëndrimi i 5 mijë tifozëve në stadiume, por duke mbajtur distancën sociale. Bëhet fjalë për ndeshjet PSG-St. Etienne (Kupa e Francës, 24 korrik) dhe PSG-Lyon (Kupa e Ligës, 31 korrik).

Advertisement