Friday , May 20 2022

Pas tre vitesh lidhje, Xhilaga shtatzënë me portierin e kombëtares shqiptare?

Advertisement

Prej tre vitesh bashkë, këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe portieri i Partizanit Alban Hoxha do të bëhen prindër për herë të dytë.Burime për “Kids’Time” bëjnë me dije se Çiljeta është në pritje të ëmbël. Pas tre vitesh lidhje duket se çifti i njohur kanë vendosur të hedhin hapin e madh në marrëdhënien e tyre duke u bërë prindër.

Sakaq, mësohet se ajo është në muajt e parë të shtatzënisë dhe deri tani duket se gjithçka po shkon mirë.

Çifti ndërkohë kanë dy djem, nga martesat e mëparshme, Fernandon (Çili) dhe Bekon (Albani).Kujtojmë që Çiljeta së fundmi ka qenë e përkushtuar ndaj fesë islame dhe kryesisht postimet në rrjetet sociale kanë qenë në lidhje me këtë fushë.

Advertisement