Monday , May 16 2022

Motori përplaset me patrullën e policisë në Elbasan, ndërron jetë në spital drejtuesi

Advertisement

Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në unazën jugore të Elbasanit afër fshatit Mengël, ku një motoçikletë është përplasur me një patrulle policie. Nga aksidenti ka pësuar dëmtime të rënda 65 vjeçari i cili u transportua me shpejtësi në spitalin rajonal të Elbasanit por që nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Njoftimi i policise Elbasan:

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, është përplasur mjeti i policisë me një  motoçikletë dhe për  pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës shtetasi K.M.,  65 vjeç, banues në  Elbasan,  i cili ndëroi jetë në Spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Advertisement