Monday , May 16 2022

Motori përplaset me automjetin e policisë në Elbasan, drejtuesi në gjendje të rëndë. Detaje

Advertisement

Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në unazën jugore të Elbasanit afër fshatit Mengël, ku një motoçikletë është përplasur me një motor policie. Nga aksidenti ka pësuar dëme të rënda drejtuesi i motorit i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekësve.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet që çuan në këtë përplasje.

Advertisement