Monday , May 16 2022

9-vjeçarja nga Gramshi vuan nga skolioza, apel për ndihmë. Shanset janë vetëm në Turqi

Advertisement

Quhet Xhensida Sylmina dhe është vetëm 9 vjec. Sëmundia e skoliozes i ka deformuar shtyllën kurrizore dhe s’mundet të qëndrojë ulur ne karrige, të shkruajë e lexojë .9- vjecarja jeton në fshatin e thellë malor Kërpiçë, 30 km larg nga qyteti i Gramshit. Në kushte të vështira ekonomike,ndarja nga jeta e babait 5 vite më parë ja ka vështirësuar edhe më shumë jetesën .Nëna e pa pumundur për të përballuar jetesën martohet por edhe kjo martesë në një familje në kushte të vështira ekonomike.

Njerku edhe pse e mban njësoj si fëmijët e tij nuk ka mundësi ekonomike për të kryer operacionin e 9- vjeçares. Jonida, nëna e Xhensidës, me lot në sy shprehet se nuk kanë asnjë të ardhur tjetër veç kempit të vajzës.

‘’U bënë plot 5 vite që endemi dyerve të spitaleve por e vetmja përgjigje është që të operohet dhe se ky operacion mund të kryet vetëm në Turqi’’- tha e ëma e vajzës.

Advertisement