Monday , May 16 2022

Pëllumb Pipero për Deutsche Welle: “Për Shqipërinë nuk do ta rekomandoja këtë masë, pa efikasitet.”

Advertisement

Situata e pandemisë në Shqipëri është përkeqësuar ndjeshëm në 6 ditët e fundit. Mjeku i njohur, Dr. Pipero thotë për Deutsche Wellen, se virusi edhe pse i dobësuar vazhdon të na infektojë e ta vërë jetën tonë në rŕezik. Dr. Pëllumb Pipero, që me ekipin  e tij vazhdon të jetë në krye të betejës kundër virusit corona në Spitalin e Sëmundjeve Infektive në QSUT thotë për DW se “shtimi i rasteve pozitive të infektuara me COVID – 19, ishte i pritshëm, pasi hapja totale ka rritur mundësitë e ekspozimit ndaj virusit.

Maqedonia e Veriut, fqinja e Shqipërisë, riktheu masat kufizuese për shkak të rritjes së rasteve të reja pas hapjes totale të vendit. Autoritetet kanë paralajmëruar se nëse popullsia shpërfill rŕezikun e pranishëm nga virusi corona, masat shtrënguese mund të kthehen.

“Nuk besoj, se kjo do të ndodhë edhe në Shqipëri. Për Shqipërinë nuk do ta rekomandoja. Masat shtrënguese nuk janë tanimë efikase. Mjafton respektimi nga popullata i distancës sociale, vendosja e maskës në mjedise publike, higjena e duarve. Kurse për autoritetet e shëndetësisë dhe stafet e mjekëve mjafton ndjekja e rasteve klinike, testimi i tyre, lokalizimi i rasteve të kontaktit dhe i vatrave te infektimit për të vazhduar të kemi nën kontroll epideminë në këtë fazë të dytë të zhvillimit të saj” thotë për DW , Dr. Pipero./DW

Advertisement