Monday , May 23 2022
Man and woman arguing at the street

Gjërat nuk po shkojnë mirë mes jush? Këto janë shenjat që ju tregojnë se jeni në një lidhje toksike

Advertisement

Çdo lidhje mund të jetë e komplikuar. Nëse është marrëdhënia që keni me vjehrrën, një shok fëmijërie apo partnerin tuaj, nuk ka rëndësi. Është fakt që lidhjet personale me dikë mund të jenë sa të mira, aq edhe sfiduese. Por një lidhje toksike, një që të shkakton dëm emocional dhe në shumë raste edhe fizik, nuk është e komplikuar.

Është thjesht abuzive. Të mësosh shenjat e një lidhje toksike mund të të ndihmojë që marrëdhëniet e tua të jetë të shëndetshme dhe të mira për të dyja palët e përfshira.

Për Dr.Pavini Moray, themeluesja e “Wellcelium”, shkollë e edukimit seksual dhe intimitetit, faktori kryesor për të përcaktuar nëse je në një lidhje toksike është mënyra si ndihesh gjatë gjithë kohës. Megjithatë ka disa faktorë të tjerë, “flamuj të kuq” i quan ajo, që janë të njejtat për të gjitha lidhjet dhe do të thonë vetëm një gjë. Ajo që po përjeton është vërtetë një marrëdhënie toksike dhe nuk po të bën aspak të lumtur.

1.Mungesa e mbështetjes dhe kujdesit reciprok.

Është jo realiste që të presësh të ndihesh i lumtur çdo sekondë të lidhjes tëndë. Megjithatë, mbështetja dhe përkujdesja nga të dyja palët duhet të jetë me shumicë. Pse jo gjatë gjithë kohës. Në një lidhje toksike mund të vësh re pikërisht mungesën e kësaj ndjesie. Madje mund të ndihesh dhe si i/e padenjë ose të kesh frikë nga ajo që të thotë partneri.

Për shkak të kritikave që të bën apo mënyrës që të drejtohet.  Një nga kërkesat bazë të çdokujt që hyn në një lidhje është që të ndihet i sigurtë dhe i mbrojtur dhe këto kërkesa duhen përmbushur. Nëse jo, nuk është marrëdhënia që do të donit të kishit.

2.Mungesa e vazhdueshme e komunikimit.

Të mësosh të komunikosh në mënyrën e duhur me njerëzit është diçka sfiduese sigurisht. E pasi e bën këtë, ndonjëherë mjafton ndonjë gjë e vogël që ti apo ata mund të thonë, që ta hedh të gjithë përpjekjen poshtë. Por nëse ndjen se nuk mund të flasësh me njerëzit e dashur, pa qenë nëvoja të debatosh, atëherë kjo do të thotë vetëm një gjë.

Jeni në një marrëdhënie toksike, sepse nuk mundet më të bëni një bisedë normale pa e çuar drejt konfliktit.

3.Nuk ka balancë në marrëdhënie.

Në një lidhje të shëndetshme disa herë duhet ta mbështesësh ti partnerin dhe herë të tjera ai ty. Pra ka një balancë. Por nëse vini re se kjo nuk po ndodh atëherë ndaloni për një sekondë dhe mendoni. Dëshirat dhe nevojat e të dy partnerëve janë të rëndësishme në një lidhje. Nëse njëri prej tyre ndjen se është duke dhënë më shumë se tjeteri nuk do të kemi më balancë dhe sigurisht që ai do të ndihet sikur nuk është më i rëndësishëm. Do ndihet i lënë pas dore. Kjo balancë e nevojave, dëshirave apo mendimeve nuk duhet të merret parasush vetëm në vendimet e mëdha të lidhjes.

Si planet për një shtëpi të re apo ka ardhur koha të bëjmë një fëmijë. Gjithashtu duhet të shihet edhe në vendimet e vogla, të përditshme.

4.Gjërat që bëni, nuk kanë miratimin e të dyja palëve.

Faktorët e mësipërm mund të konsiderohen si mungesë respekti, por kjo e fundit, mungesa e miratimit të përbashkët është një formë abuzimi. Nëse po bëni gjëra që nuk doni t’i bëni ose që i kalojnë kufijtë tuaj, qofshin financiare, fizike, seksuale apo emocionale, është një shenjë e madhe e toksicitetit në lidhje. Marrëdhëniet e shëndetshme janë të bazuara krejtësisht në marrjen e vendimeve me miratim të përbashkët. Nëse kjo nuk ekziston është koha të vini në dyshim lidhjen tuaj./News31.al

Përshtatur nga: WomansDay

Advertisement