Monday , May 16 2022

Aksident në autostradë; Kamioni i tonazhit të rëndë del nga rruga në aksin “Tiranë-Elbasan”

Advertisement

Një kamion ka dalë nga rruga në aksin Tiranë-Elbasan gjatë paradites së sotme. Dyshohet se kamioni i tonazhit të rëndë doli nga rruga për shkak të lagështirës duke ngecur tek ndarëset e rrugës. Raportohet se për fat të mirë nuk ka patur të lënduar nga aksidenti edhe pse rruga është mjaft e frekuentuar gjatë këtyre orëve. Mësohet se kamioni lëvizte nga Elbasani në drejtim të Tiranës në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

Advertisement